Prokuroria Themelore në Prishtinë u ka bërë thirrje publike të gjithë atyre qytetarëve që në natën e 4 gushtit, ishin prezent në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë kur mbeti i vrarë 39 vjecari Kastriot Ramadani dhe u plagos Andi Pajaziti nga një shkëmbim zjarri, të lajmërohen në prokurori.
Prokuroria u bënë thirrje të gjithë atyre qytetarëve që kanë pësuar lëndime në natën kritike, të lajmërohen për të ndihmuar në zbardhjen e rastit, raporton Arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij njoftimi publik, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili rast ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës-Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe atë brenda afatit prej 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotëni”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, i dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale.
Ndërkohë, lidhur me rastin e 4 gushtit, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kishte njoftuar se 17 persona janë lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra.
Rasti dyshohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve.
I dyshuari kryesor për këtë vrasje, Andi Pajaziti kishte qëndruar në spital pasi ishte plagosur, ndërsa aktualisht gjendet në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.
Në anën tjetër, i dyshuari tjetër për përfshirje në shkëmbim zjarri me Pajazitin dhe tashmë viktimën Kastriot Ramadani, Dukagjin Nikollaj ende gjendet në arrati./Arbresh.info/
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin