Google ADS

Vrasja në “Bon Vivant”, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj Andi Pajazitit

13:10 | 5 Mars 2024
E.G

Të dyshuarit për vrasjen në Bon Vivant, Andi Pajaziti i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se Pajazitit i është vazhduar paraburgimi deri më 4 maj.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A.P., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04.03.2024 ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit A.P iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj. Masa e paraburgimit të njëjtit i llogaritet prej datës 05.03.2024 deri me datën 04.05.2024”, tha Gashi.

Kujtojmë që si pasojë e një incident mbeti i“Bon Vivant” vrarë një 39 vjeç ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme