Një person është arrestuar pasi dyshohet se me thikë ka goditur një person duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.
“Gjilan 16.12.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me një mjet të mprehtë-thikë ka goditur viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Viktima është dërguar në QE-Gjilan, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
I vrari në Gjilan arriti pa shenja jete në emergjencë, me shtatë plagë në trup
Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë n...
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...