Google ADS

Vrasja e trefishtë në Gllogjan| Prokurorja e rastit konfirmon për Arbresh.info, që rasti ende nuk ka kaluar në Prokurorinë Speciale

14:25 | 27 Nëntor 2021
S D

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë detaje të reja rreth rastit të vrasjes makabre të tre personave në Gllogjan, raporton arbresh.info.

Prokurorja e rastit në vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Sahide Gashi për arbresh.info ka thënë se nuk është kërkuar deri më tani që Prokuroria Speciale të marr kompetencat në lidhje me rastin, raporton arbresh.info.

“Jo deri më tani nuk kanë kërkuar akoma ne jemi duke punuar vazhdimisht në zbardhjen e rastit por deri më tani nuk kemi pasur një kërkesë të tillë, jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me Prokurorin Speciale dhe Prokurorin e Shtetit”, tha Gashi.

Gashi tha se deri më tani janë intervistuar shumë persona dhe në kryerjen e këtij krimi, është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator.

Dhe hetuesit sipas saj janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

“Ne me shumë kujdes jemi duke intervistu çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe dhe secili prej tyre jemi duke i koordinu veprimet, kemi intervistu shumë persona. Deri tash me informatat që posedojmë është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator, hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, tha ajo.

Tutje arbresh.info ka tentuar të marr detaje të reja në lidhje me rastin, e ku Prokurorja tha se është duke u punuar në lidhje për zbardhjen e rastit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme