Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Sahide Gashi, ka njoftuar se ëshë ngritur aktakuzë për tragjedinë e Gllogjanit në autobus, ku ishin vrarë tre nxënës.
“Ju njoftoj se pas hetimeve, Prokuroria sot me datë 5 maj ka ngritur aktakuzë Kundër Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj për veprën penale si bashkëkryes së vrasjes së rëndë”, ka deklaruar Gashi.
“Kemi ngrit aktakuzë edhe kundër Halil Mehmetaj për shtytje të vrasjes”, tha ajo.
Ndërkaq njoftoi se Malsor Mehmetaj është liruar nga akuzat, meqë nuk ka pasur prova të mjaftueshme që dëshmojnë fajësinë e tij.
“Falënderoj familjet e të vrarëve të cilët nga fillimi na kanë përkrahur në punën tonë”, tha ajo.
Vrasja e trefishtë u krye mbrëmjen e 26 nëntorit të vitit 2021, pak para orës 19:00. Atë natë, autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan u sulmua ma kallashnikov. U vranë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...