Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, si të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit, i cili është gjetur nga familjarët e tij në orët e mëngjesit të sotëm në lumin Sitnicë.
“Arrestohen dy persona si të dyshuar për vrasjen e personit që është gjetur në Sitnicë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër për rastin.
Në orët e mëngjesit të sotëm, është gjetur i vdekur në lumin Sitnica 33-vjeçari K.M. nga fshati Akrashticë i Komunës së Vushtrrisë.
Policia kishte konfirmuar rastin, ndërsa ka thënë se trupi i viktimës është gjetur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga familjarët e tij.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...