Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 18 vjet burgim Masar Gërdovin – të akuzuarin për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, ndërsa për armëmbajtje pa leje u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë.
I akuzuari tjetër Sherif Krasniqi, është dënuar me 7 vjet burgim për “vrasje në bashkëkryerje”.
Krasniqi më parë akuzohej edhe për armëmbajtje pa leje, por prokurori i shtetit kishte hequr dorë nga ndjekja penale derisa gjykata e ka refuzuar akuzën, raporton Betimi për Drejtësi,
Të akuzuarve u është vazhduar masa e paraburgimit deri në kohën kur ky aktgjykim merr formën e prerë.
Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015.
Viktima në këtë rast ishte sigurimi i lokalit, që gjendet në Prishtinë.
Në lokalin e njëjtë ka ndodhur edhe një vrasje tjetër në gusht të vitit të kaluar, ku për të ende po vazhdon gjykimi.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...