Vrasja e shtetasit të Maqedonisë në Prishtinë, Policia jep detaje

09:48 | 15 Qershor 2023
Diellza Gashi

Është raportuar se një person i dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Maqedonisë Veriore.

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje lidhur me vrasjen e rëndë në Prishtinë, të mërkurën në orët e mbrëmjes.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se personi i cili ishte në veturë është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Kurse rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë,  ku dyshohet se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme