Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e së dielës mbrëma në rrugën “Tirana” në Prishtinë ku dyshohet se vëllau ka therur me thikë vëllaun e tij.
Sipas prokurorisë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, shkruan Arbresh.info.
Tutje, thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia.
“Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës, po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia.”, thuhet në njoftim.
Prokuroria bën të ditur se rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një person.
Ndërkaq thuhet se motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura por të njëjtat do të kuptohen gjatë hetimeve të cilat do të zhvillohen nga kjo Prokurori.
“Brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin për këtë rast.”, thuhet tutje.
Ndryshe, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 20:25.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe familja Myftari në Prishtinë e cila ka dalë me njoftim për vdekjen e djalit, i cili dyshohet se u ther me thikë për vdekje nga vëllai i tij, mbrëmë te banesa e tyre në Prishtinë.
Regjisori Agon Myftari ka bërë të ditur lajmin tragjik dhe ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri.
Mes të tjerash, ai ka kërkuar mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike./Arbresh.info/
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...