Google ADS

Vrasja e rëndë në Balincë të Malishevës, aktakuzë ndaj nëntë personave

15:46 | 1 Korrik 2024
L G

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër nëntë të pandehurve në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë të Shkodran Krasniqit, të ndodhur më datë 31 gusht 2023, në fshatin Balincë të Malishevës.

Sipas njoftimit të prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”; “Vrasja e rëndë në tentativë”; si dhe veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, raporton Arbresh.info.

“Për të pandehurin Xh.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 të KPRK-së dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Për të pandehurit Xh.G., F.G., K.G., A.G., dhe N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Po ashtu, bëhet e ditur se për të pandehurin K.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurin A.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

“Për të pandehurin N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 par.1 të KPRK-së. Për të pandehurit L.K., D.K., Q.K., dhe A.M., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par.1 nën par. 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Ndryshe, më 31 gusht të vitit 2023 rreth orës 13:00 në fshatin Balincë të Malishevës, pas një mosmarrëveshja mes disa personave që dyshohet se nisi për borxh, kishte mbetur i vdekur tragjikisht i riu, Shkodran Krasniqi (1994)./Arbresh.info/

 

 

 

 

 

Të ngjashme