Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprime intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tha se njësitet policore se bashku me prokurorinë janë duke kryer bastisje në dy vende në Gjakovë.
“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, tha Ahmeti.
Ndërsa burme të Arbresh.info bëjnë të ditur se njëri nga të arrestuarit është edhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli.
LEXO EDHE:
Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për rastin e vrasjes së bashkëshortes, Liridonës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?