Vrasja e rëndë e Lirdona Murselit, reagon Vitija: Dënim maksimal me burgim të përjetshëm

19:32 | 1 Dhjetor 2023
K.B

Njohësi i Shëndetësisë, Bujar Vitija ka reaguar ashpër pas arrestimit të Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Murselit.

Me anë të një postimi në Facebook, Vitija shkruan se duhet të jepet dënim me burgim të përjetshëm.

Tutje ai shkruan se njerëzit që bëjnë kësi lloj krimesh janë të vetëdijshëm për aktin, por jetën e gruas e konsiderojnë si pronë të tyre, kur duajn e shuajnë.

Postimi i tij;

Duhet me qenë tepër gjakftohte, kriminel dhe pa pikë mëshire me organizu e realizo një vrasje makabre në sytë e fëmijëve, si rasti i Liridonës.

Këto raste të vrasjes së grave nuk janë rezultat i problemeve psiqike. Nuk mujna mi qujt “psikopat” sepse kështu edhe mund t’i falet.

Jo jo, janë të vetëdijshëm dhe të aftë plotësisht për aktin. Sepse jetën e grave e konsiderojnë si pronë të tyre. Kur duan e shuajnë. Kjo është mendësia e tmerrshme!

Duhet dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe të dyshuarit tjetër, Granit Plava, të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit mbrëmjen e së mërkurës./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Prokuroria konfirmon se Naim Murseli dhe Granit Plava jnë të dyshuarit për vrasjen e Liridonës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme