Google ADS

Vrasja e policit në veri të Kosovës, Balla zhvillon bisedë telefonike me homologun Sveçla

16:15 | 24 Shtator 2023
E.H

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun kosovarë, Xhelal Sveçla dhe ka shprehur ngushëllimet për zyrtarin e policisë që ka humbur jetën dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

Svelça e ka informuar ministrin mbi situatën dhe masat e marra nga policia.

Efektivi i policisë, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë ndërsa një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi patrulla e policisë kishte shkuar në fshatin Banjska të Leposaviqit pas marrjes së një njoftimi se dy kamionë pa targa kishin bllokuar rrugën.

Drejtuesit e lartë të shtetit kanë dënuar sulmin ndërsa e kanë cilësuar si një sulm të dirigjuar nga Beogradi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vrasja është një këmbanë alarmi për rajonin dhe se ndërkombëtarët duhet të ulin me forcë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e bisedimeve./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme