Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e planifikuara partiake për zgjedhjet e brendshme në LDK.
Siç thuhet në njoftim, ky vendim është marrë për nderë të veprës së policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku dhe në respekt të vendimit të shtetëror të shpallur sot ditë zie, shkruan Arbresh.info.
“Në nderim të jetës dhe veprës së policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku dhe në respekt të vendimit për ditën e sotme të shpallur si ditë zie shtetërore, ndërpriten të gjitha aktivitetet partiake të planifikuara, lidhur me zgjedhjet e brendshme në LDK. Lavdi e përjetshme për rreshterin, Afrim Bunjaku!”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...