Google ADS

Vrasja e policit në veri, këshilltarja e BE-së i reagon Borrellit e Lajçakut: Kjo ndodh kur luftën kundër krimit e quani provokim

10:20 | 24 Shtator 2023
E.H

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas vrasjes së një polici të Kosovës dhe plagosjes së një polici tjetër në veri të vendit nga grupe kriminale.

Me anë të një postimi në Twitter, Schneeberger i tha shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se kjo ndodh kur luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon.

“Kështu ndodh kur e qetëson Vuçiqin dhe luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon. Josep Borrel, Mirsolav Lajçak”, shkroi Schneeberger.

Më tej, ajo tha se është koha për ta mbrojtur popullin e Kosovës e jo një autokrat, duke aluduar në Vuçiqin, i cili sipas saj po bën lojëra të rrezikshme./Arbresh.info/

lexo edhe:

Detaje nga vrasja e një polici në veri dhe plagosja e një tjetri

Të ngjashme