Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmeve në veri ndaj Policisë së Kosovës, duke thënë se fqinji verior dëshiron ta pamundësoj paqen në Kosovë e rajon.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti po ashtu u ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë në veri, ndërsa të lënduarve i ka uruar shërim të shpejtë, shkruan Arbresh.info.
Mes tjerash, ish-kryeministri tha se institucionet e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me ShBA-në dhe BE-në, për gjetjen dhe dënimin e kriminelëve dhe urdhërdhënësve të tyre.
“Ky sulm terrorist mbi Policinë e Republikës së Kosovës është dëshmi se struktura kriminale, që sigurisht mbështeten nga fqinji verior, përmes krizave dhe konflikteve duan të pamundësojnë paqen dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe rajonit.
Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të punojnë ngushtë me aleatët, SHBA dhe BE, në gjetjen dhe dënimin e kriminelëve dhe urdhërdhënësve të tyre. Me maturi dhe vendosmëri, si dhe në koordinim me aleatët, duhet të evitohet përshkallëzimi i gjendjes, e cila iu intereson këtyre strukturave kriminale”, ka shkruar Hoti./Arbresh.info
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...