Mesdita e së martës e datës së 18 shkurtit, doli tragjike për familjen 5 anëtareshe Bllaca nga Gjilani. Prindërit Hanife e Zeqir Ballaca, e dy djemtë Blerimi e Fisniku dhe vajza Valdete Bllaca,u gjetën pa shenja jetë në shtëpinë e tyre.
E dyshuara për këtë krim është vajza e cila sipas rezultateve të para ka vrarë prindërit, dy vëllezërit e më pas vetën.
Por arbresh.info nga burime të saj brenda Policisë së Kosovës, ka mësuar se për këtë vrasje të pesëfishtë janë shkrepur 10 plumba.
Ky burim ka thënë gjithashtu se arma me të cilën janë kryer vrasjet dhe vetëvrasja zë vetëm 9 plumba por është mbushur për të dytën herë.
“Gjatë vrasjeve dhe vetëvrasjes në Gjilan janë përdorur 10 plumba. Arma me të cilin është kryer krimi zë vetëm 9 plumba por aty janë shkrepur gjithsej 10 plumba që do të thotë arma është mbushur me plumba për të dytën herë”, ka thënë ky burim.
Kujtojmë që e dyshuara për këtë krim ishte pjesëtare e Policisë së Kosovës por që prej 2 vite e gjysmë pas rekomandimit të psikologut i është marrë arma dhe është caktuar në punë të lehta.
Lidhur me këtë ngjarje tragjike, institucionet gjegjëse të sigurisë nuk kanë pranuar asnjë provë e as ndonjë ankesë ndaj zyrtares në fjalë.
Ndërkaq, drejtori në departamentin mjeko-ligjor në Agjencinë e Forenzikës së Kosovës, Xhemajl Ademaj, nuk ka dhënë përgjigje më shumë rreth detajeve të këtij rasti, duke thënë se gjendet jashtë shtetit.
“Gjendem në SHBA në takimin vjetor të Akademisë Amerikane të Shkencave Forenzike”, është përgjigjur Xhemajl Ademaj.
Ndërkaq, inspektori i Agjencisë për Forenzikë, Arben Gashi, ka deklaruar për arbresh.info, se në këtë agjencion nuk ka pranuar asnjë provë lidhur me këtë rast.
“Ne Agjencinë e Kosovës për Forenzikë ende nuk kemi pranuar asnjë provë lidhur me këtë rast”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, zëdhënës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka thënë se IPK-ja, nuk ka pasur duke trajtuar ndonjë rast apo ankesë ndaj zyrtares Valdete Bllacës.
“Ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk ka pasur duke trajtuar ndonjë rast apo ankesë ndaj zyrtares në fjalë. Sidoqoftë ju lutem që këto pyetje t’i adresoni edhe te Policia e Kosovës për të verifikuar nëse të njëjtit kanë pasur ndonjë procedurë të brendshme administrative ose disiplinore”, ka thënë ai.
Arbresh.info, po ashtu ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, ku nga kjo zyre kanë thënë se, janë duke vazhduar hetimet ne bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente.
Është bërë e ditur në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë të gjitha njësitet relevante nga Policia e Kosovës, prokurori kompetent, ekipet mjekësore, mjekësia ligjore si dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për të kryer hetime intensive lidhur me rastin, por jo edhe ekipet e forenzikës.
Zyrtarja policore është trajtuar në 14 seanca të ndryshme dëgjimore dhe këshilluese nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019.
Trajtimin e fundit mjekësor psikologjik në klinikë e ka mbajtur me datën 03.10.2019, në të cilin trajtim gjithashtu është rekomanduar lirimi nga bartja e uniformës, përfshirë edhe armën zyrtare për shkak të gjendjes së saj shëndetësore/psikologjike si dhe i është caktuar terapia përkatëse.
Arma e saj ka qenë duke u ruajtur në stacionin policor ku zyrtarja ka shërbyer. Mënyra si ajo ka ardhur deri tek arma është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Gjithsej janë kontaktuar 20 persona. Informacionet e marra nga këta persona janë pjesë e procedurës hetimore.
Në Gjilan janë duke vazhduar veprimet tjera hetimore, vazhdimi i ekzaminimit të vendit të ngjarjes, identifikimi i dëshmitarëve tjerë të mundshëm, identifikimi dhe tërheqja e video dëshmive si dhe dëshmive tjera të cilat mund të shërbejnë për zbardhjen në detaje të rastit.
Policia e Kosovës, bazuar në rekomandimin e IPK-së, po ashtu me datën 18.02.2020 ka bërë suspendimin e këtyre zyrtarëve policorë në kohëzgjatje prej (72) orëve, me qëllim të zhvillimit të hetimeve të pavarura.
E, ndërsa, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gerxhaliu, për arbresh.info ka thënë se ekspertiza pritet të përfundoj pas 3 javësh.
“Nuk mund të them as një detaj tjetër përveç asaj që keni raportuar edhe ju se kanë humbur jetë nga një armë zjarri. E tërë ekspertiza besoj se do të përfundoj brenda 3 javëve”, tha ai./E.Ballazhi/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...