Google ADS

Vrasja e Liridona Ademajt, Maqedonci: Ndaj pjesëtarit të FSK-së do veprohet në përputhje me rregulloret

23:45 | 1 Dhjetor 2023
K.B

Pas raportimit se Kushtrim Kokalla, pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai ka thënë se të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor ndërsa deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, ndaj pjesëtarit të FSK’së do të veprohet në përputhje me rregulloret e FSK-së, shkruan Arbresh.info

Postimi i plotë:

I tronditur kam përcjellur ngjarjen e fundit tragjike, atë të vrasjes së Liridona Ademaj. Ndërkohë që zhvillimet e fundit rreth zbardhjes së rastit kanë sjellur një situatë makabër në publik, para pak çastesh jam informuar për arrestimin e një pjesëtari të FSK’së në lidhje me rastin.

Të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor ndërsa deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, ndaj pjesëtarit të FSK’së do të veprohet në përputhje me rregulloret e FSK-së.

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë qytetarëve të prekur nga vrasja e Liridona Ademajt!

LEXO EDHE:

Arrestohet nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit

Shpërndaje në rrjete sociale