Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes së nëj gruaje në Pejë.
Duke folur në organizimin opër inciativën “Thinking of you”, ajo tha se ky femicid i cili ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet, shkruan Arbresh.info.
“Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet e si komb, rizgjohemi të gjithë në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash, grash për të humbur”, ka thënë ajo.
Tutje ajo u ka bërë thirrje aktivistëvë të shoqërisë civile, institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë të ndalin dhunën në baza gjinore.
“E kemi detyrë gjithsecili prej nesh që ta luftojmë këtë fenomen dhe ti mbrojmë vajzat dhe gratë dhe t’i mbrojmë gjithë qytetarët e vendit tonë”, tha ajo.
Ndryshe, dorasi dyshohet se është bashkëshorti i viktimës.
Ai është arrestuar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...