Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reagaur pas vrasjes së një gruaje në Pejë.
Në fjalën e tij në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Konjufca tha se ajo çka duhet të ndodhë është konsolidimi i mekanizmave të sigurisë dhe të gjyqësisë që rastet e tilla të mos ndodhin më.
“Shumica e rasteve që po ndodhin në Kosovë, kundër grave dhe vajzave e dhuna e tmerrshme ndaj tyre është kryesisht prej personave që edhe më herët kanë pasur raste penale, raste të shkeljeve të rënda dhe sistemi i drejtësisë me shumë lehtësi i liron ata dhe pastaj kjo është parapërgatitje edhe për raste më të rënda, siç ishin edhe rastet e vrasjeve këtë javë në Kosovë.”, tha ai.
Ndryshe, sot në Pejë një grua është vrarë.
Dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i viktimës i cili është arrestuar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...