Vrasja e gruas në Pejë, drejtori i Policisë: Të gjithë njerëzit që kryejnë akte të tilla duhet të marrin dënimin e merituar

12:39 | 16 Prill 2024
E.K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë.

Dyshohet se një burrë e ka vrarë gruan e tij në banesën ku jetonin në rrugën “Bill Clinton” të këtij qyteti.

I dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe është sekuestruar arma e krimit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i policisë Gazmend Hoxha.

Hoxha para mediave tha se të gjithë njerëzit që kryejnë të tilla duhet merr dënimin e merituar.

“Ajo se çfarë ne dimë është se nga viti 2021 nuk kemi raste të dhunës në familje në këtë familje. Tash ne po i analizojmë raportet tona dhe do të shohim se cili ka qenë roli dhe puna e policisë në këtë rast. Në qoftë se ka pasur ndonjë lëshim, normalisht secili do të vihet para përgjegjësisë”, tha Hoxha para mediave./klankosova

LEXO EDHE:

“Ngjarje makabre”, prokurori i rastit jep detaje për vrasjen në Pejë dhe të kaluarën e të dyshuarit

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë, Prokuroria jep detaje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme