Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas raportimeve për vrasjen e një gruaje në Pejë, nga burri i saj.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka shkruar se është pa fjalë.
“Edhe një grua u vra sot në Pejë. Nga bashkëshorti. Situata është alramante. Spo mundem me gjetë as fjalë”, ka shkruar ajo.
Është arrestuar personi i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij në Pejë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmaur, zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova i cili tha se rasti ka ndodhur sot në mëngjes.
“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugen Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, tha ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...