Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me fajin që po i hidhet Policisë së Kosovës rreth mos veprimit në rastin e vrasjes së Lirije Qerimajt nga Llausha e Shkënderajt.
Sindikata deklaron se Policia e Kosovës po fajësohet pa arsye, shkruan arbresh.info.
“Lidhur me rastin e vrasjes së fundit në Skenderaj por edhe për disa raste të tjera Policia e Kosovës është duke u fajësuar pa arsye. Policia i përgjigjet çdo thirrje që paraqitet nga qytetarët dhe çdo rast e trajton me përgjegjësi dhe profesinalizëm. Të gjitha veprimet hetimore, policia, i kryen sipas urdhërave të prokurorit, prandaj të gjithë ata që duan t’a fajësojnë Policinë fillimisht duhet t’i din kompetencat e Policisë, Prokurorisë dhe të Gjykatës”, thuhet në reagim.
Tutje, Sindika sqaron se Policia ka të drejtë t’a mbajë të ndaluar një person vetëm gjashtë orë, kurse për ndalim prej 48 orëve vendos Prokurori dhe për caktim paraburgimi vendos Gjyqëtari i procedurës paraprake, prandaj Policia është vetëm ekzekutuese e këtyre vendimeve.
Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjitha institucionet Qeveritare dhe jo qeveritare që mos të fajësojnë Policinë pa arsye sepse po njollosemi dhe po dëmtohemi edhe si institution edhe individualisht vetëm e vetëm që jemi të parët që i përgjigjemi çdo rasti duke rrezikuar edhe jetën.
Policia e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë në mbrojtje të jetës, pasurisë,rendit dhe qetësisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kurse Sindikata e Policisë do t’i mbrojë të drejtat e të gjithë pjesëtarëve të Policisë./arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...