Vajza e së Diana Kastratit, Anaida Jashari së fundmi ka shkruar një letër për vrasjet e grave që po ndodhin në Kosovë.
Diana Kastrati ishte vrarë afër shtëpisë ku banonte, ndërsa i dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj.
Së fundmi në një shkrim në Facebook, ajo shkruan se kur do të vetëdijesohen burrat, që të mos përdorin dhunë edhe pse e kanë forcën.
Ajo tha se babai i saj i kishte thënë se u pendua për vrasjen, por përmendi faktin se edhe pse shprehi pendim pasojat kanë mbetur, shkruan Arbresh.info
Letra e saj pa ndërhyrje:
Edhe sa vrasje te vajzave!
Edha sa vrasje te grave!
Edhe sa fmi kan me met nfatin e meshires!
Kur kane me u vetdisu burrat, kur kane me vendos mos me perdor dhune, edhe pse kan forcen.
Kur kane me kuptu qe ndamja eshte e vetmja zgjedhje nese lidhja nuk funksionon.
Kur kane me kuptu qe edhe femijes ja shuan deshiren me jetu.
Kur kane me kuptu qe jeta jone ka ndryshuar per te keq
Te kush me gjet mbeshtetjen, te nana qe na eshte vra apo te baba qe nuk eshte me neve?
A me shpresu qe burri nuk osht si baba?
Une nuk isha rrit njejt sikur mos te mu kish vra mami. Kur me eshte vra mami, une kame humb edhe babin, edhe familjen e mamit edhe familjen e babit. Po te kisha mamin gjalle, une e kisha pas edhe babin after. Une i kisha pas dy shpia, nje te mami nje te babi. Po ta kisha mamin, une e kisha pas edhe kujdesin e babit. Babi mka than qe u pendu cka ka ndodh, po mu babi sme ka pa ty u rrit e as mamin kurr ska mujt me kthy.
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...