Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj Valon Aliut i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli.
Në njoftimin për media thuhet se, Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet sipas aktakuzës, shkruan Arbresh.info
“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 12 prill 2024, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, i pandehuri, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerën E.C., me të cilën ka bashkëjetuar, ashtu që fillimisht ditën kritike rreth orës 13:00, sipas marrëveshjes në QPS, e merr djalin dhe e dërgon në shtëpi për të ia prerë flokët, kurse është dashur që ta kthej në ora 15:00, mirëpo i pandehuri pas dyzet minutave kthehet pa fëmijën në QPS, dhe rreth orës 14:40 vëren tani të ndjerën E.C., me vëllain e saj D.C, pastaj para tyre hyn në zyrën e QPS-së dhe posa mbërrin e ndjera me vëllain, pas një fjalosje të shkurtë, nxjerr nga brezi armën e tipit “ZORAKI M 2906-T” dhe shtënë një herë në drejtim të të ndjerës duke e qëlluar në kraharor e pastaj shtënë edhe në drejtim të të dëmtuarit D.C, të cilin e qëllon në krahun e djathtë, pastaj derisa e ndjera E.C., fillon të largohet, e godet edhe njëherë në gjoks dhe në fund në anën e majtë të kokës, ku për pasojë e ndjera nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria.
Njoftimi i plotë:
Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit V.A., për veprat penale “Vrasja e rëndë” ,”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Kanosja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 12 prill 2024, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, i pandehuri, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerën E.C., me të cilën ka bashkëjetuar, ashtu që fillimisht ditën kritike rreth orës 13:00, sipas marrëveshjes në QPS, e merr djalin dhe e dërgon në shtëpi për të ia prerë flokët, kurse është dashur që ta kthej në ora 15:00, mirëpo i pandehuri pas dyzet minutave kthehet pa fëmijën në QPS, dhe rreth orës 14:40 vëren tani të ndjerën E.C., me vëllain e saj D.C, pastaj para tyre hyn në zyrën e QPS-së dhe posa mbërrin e ndjera me vëllain, pas një fjalosje të shkurtë, nxjerr nga brezi armën e tipit “ZORAKI M 2906-T” dhe shtënë një herë në drejtim të të ndjerës duke e qëlluar në kraharor e pastaj shtënë edhe në drejtim të të dëmtuarit D.C, të cilin e qëllon në krahun e djathtë, pastaj derisa e ndjera E.C., fillon të largohet, e godet edhe njëherë në gjoks dhe në fund në anën e majtë të kokës, ku për pasojë e ndjera nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, i pandehuri në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi armën e tipit “ZORAKI M 2906-T”, e cila më 12 prill 2024, është konfiskuar nga policia, me çka ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, i pandehuri V.A., ngarkohet edhe me veprën penale “Kanosja” ashtu që ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 12 prill 2024, rreth orës 14:40, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, pasi vret të ndjerën E.C., me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit me përdorim të armës seriozisht e kanos të dëmtuarën Q.Z., duke ia vendosur armën në ballë me cka ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafi 2 të KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet sipas aktakuzës.
Të premten e 12 prillit, i gjithë vendi u trondit nga një ngjarje që ndodhi në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
Në njërën nga zyrat e këtij institucioni, Valon Aliu dyshohet se vrau me armë zjarri ish-gruan e tij, Erona Cokli dhe plagosi në krah vëllain e saj, të mitur.
36-vjeçari dhe 21-vjeçarja kanë një fëmijë të përbashkët. Ata ishin ndarë 10 muaj më parë dhe ishin në proces të ndarjes së kujdestarisë së fëmijës.
Ditën kur ndodhi vrasja, Valoni kishte shkuar në Qendrën për Punë Sociale që ta merrte djalin e tij. Pas disa orësh ishte kthyer në këtë institucion bashkë me djalin. Dhe pastaj kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të ish-bashkëshortes së tij, duke e lënë të vdekur në vendngjarje dhe duke e plagosur vëllain e saj.
Valon Aliut të shtunën Gjykata Themelore në Ferizaj ia caktoi masën e paraburgimit prej një muaj për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe plagosjes e vëllait të saj, të mitur.
Ai po dyshohet për vrasje të rëndë dhe për armëmbajtje pa leje.
Sipas gjykatës, Valon Aliu e goditi disa herë me armë zjarri në kokë ish-bashkëshorten e tij dhe shtiu në drejtim të vëllait të saj të miturit me iniciale D.C., duke e plagosur në krah.
Para trupit gjykues, Valon Aliu deklaroi se pas kryerjes së këtij akti, ka tentuar që të bëjë vetëvrasje, por nuk i kishin mbetur më plumba në karikator./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...