Vrasja e dyfishtë në Pejë, një muaj paraburgim ndaj Avni Ademaj

16:59 | 10 Shtator 2021
L G

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e Blerand Kadrijajt, njërit nga dy viktimat në incidentin me armë në Pejë.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.A”, njofton gjykata, shkruan arbresh.info

Sipas njoftimit të gjykatës Ademaj dyshohet deri te vrasja ka ardhur pas një acarimi të situatës mes Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj.

“Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këto veprime i pandehuri A.A kishte për të kryer veprën penale vrasje nga neni 172 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprat penale për ta cilat dyshohet. Gjithashtu, në këtë çështje penale ende pritet që të sigurohen provat e tjera materiale, të dëgjohen dëshmitarët si dhe vetë i pandehuri andaj, me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku real që i njëjti mund të ndikoj në dëshmitarë me qëllim që t’i ndërrojnë deklaratat e tyre në favor të tij. Për më tepër, gjykata duke pas parasysh peshën e veprës penale, karakteristikat personale të pandehurit, raportet jo të mira mes familjeve pas ndodhjes së rastit, ka vlerësuar se ekziston rreziku se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri mund të kryej vepër të re penale.

Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./arbresh.info/

Të ngjashme