Pasditen e të mërkurës, qyteti i Klinës është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku dy të rinj humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur për motive ende të panjohura.
Burime nga hetuesia kanë bërë të ditur për portalin Arbresh.info se autori i dyfishtë i vrasjes është një 21-vjeçar, djali i ish-kandidatit për kryetar të Klinës në zgjedhjet e kaluara, Besim Hoti.
Hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar, ndërkohë që Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin dhe ka konfiskuar armën e përdorur.
Viktimat e këtij rasti janë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, të cilët janë kushërinj.
Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Arbresh.info
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe