Si pasoj e të shtënave me armë zjarri, dy persona kanë mbetur të vrarë sot në një lokal në Klinë.
Siç raporton klankosova, i dyshuari i moshës 21-vjeçare është ngritur nga tavolina dhe ka shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimave.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë nisur ku tre personat e përfshirë në këtë rast, kanë qenë të ulur në një tavolinë në një lokal në qendër të Klinës.
Viktimat kanë qenë familjarë mes vete, ndërkaq i dyshuari është i njohur edhe për organet e rendit.
Ndërkaq, mësohet edhe se tre personat e përfshirë në këtë rast janë nga fshati Jashanicë e komunës së Klinës.
LEXO EDHE:
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...