Nga Gjykata Themelore në Ferizaj kanë njoftuar se të enjten do të bëhet shpallja e aktgjykimit në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitit në Strellc të Deçanit.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë “i pandehuri N.P. akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna Deçan, në vendin e quajtur te ’’Kroni i Lajthisë” , i akuzuari duke qenë edhe me pare i dënuar për vepër penale te vrasjes se rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyre dinake dhe për motive të ulëta e ka privuar nga jeta viktimën D.P. nga po i njëjti fshatë, në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar ne punë në këmbë nëpër rrugën në drejtim të Strrellcit të Epërm dhe kur afrohet ne afërsi të shtëpisë së N.J., kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e me pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve te Strellcit , dhe kur arrin tek Kroni i Lajthisë e privon nga jeta me armë, duke shtënë dy herë në kokë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse kufoma e viktimës është gjetur më 17.12.2015 ne vendin e ngjarjes nga disa kalimtar të rastit”, thuhet në njoftim, shkruan arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se më 27.05.2021 (e enjte) me fillim nga ora 13:00, Salla nr.II në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj vazhdon shqyrtimi gjyqësor me shpalljen e aktgjykimit ndaj të pandehurit N.P. i akuzuar për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1 4, 1.8 dhe 1.12 t të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë i pandehuri N.P. akuzohet se më 09.11.2015, në bjeshkët e Strellcit Komuna Deçan, në vendin e quajtur te ’’Kroni i Lajthisë” , i akuzuari duke qenë edhe me pare i dënuar për vepër penale te vrasjes se rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyre dinake dhe për motive të ulëta e ka privuar nga jeta viktimën D.P. nga po i njëjti fshatë, në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar ne punë në këmbë nëpër rrugën në drejtim të Strrellcit të Epërm dhe kur afrohet ne afërsi të shtëpisë së N.J., kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e me pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve te Strellcit , dhe kur arrin tek Kroni i Lajthisë e privon nga jeta me armë, duke shtënë dy herë në kokë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse kufoma e viktimës është gjetur më 17.12.2015 ne vendin e ngjarjes nga disa kalimtar të rastit.
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa