Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku një person u vra në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace”. Viktima, S.S., 89 vjeç, dyshohet se u vra nga një zyrtar policor, me armë zyrtare, ndërsa i dyshuari ishte jashtë orarit të punës.
Sipas burimeve të portalit Arbresh.info, bëhet fjalë për Sadri Sadriun, 89 vjeç, i cili dyshohet të jetë axha i bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.
Nga presidenca e Kosovës kanë mohuar këto raportime dhe i kanë quajtur shpifje. Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha për Arbresh.info se presidentja ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që të trajtojnë këtë çështje me urgjencë.
Kupina theksoi se raportimet janë të pabaza dhe kanë për qëllim të implikojnë presidenten në një situatë për të cilën ajo nuk ka njohuri dhe as lidhje.
Ai sqaroi se presidentja dhe Zotëria i Parë nuk përdorin asnjë grup komunikimi në rrjetet sociale, duke theksuar se informacionet që po qarkullojnë janë të pavërteta dhe tendencioze.
“E gjithë kjo është shpifje me qëllim të implikimit të Presidentes në situata për të cilat as nuk ka njohuri e as lidhje. Presidentja dhe as Zotëria i Parë nuk përdorin asnjë grup komunikimi në asnjë rrjet social. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe tendencioze. Kjo tendencë është me me qëllim të qartë denigrimi dhe rrezikimi të jetës së Presidentes dhe familjes së saj të ngushtë. Presidentja do t’i kundërshtoj me çdo mjet ligjor këto tendenca dhe tashmë ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që ta trajtojnë këtë me urgjencë. Tendenca për të ndërlidhur rastin e mbrëmshëm me Presidenten dhe familjen e saj të ngushtë e shndërron atë në një objektiv, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Kjo nuk ka të bëj me standard profesional të raportimit në media. Presidentja është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në mënyrë që ky plan i qartë për rrezikimin e jetës së saj e të familjes të trajtohet me prioritet”, tha Kupina./Arbresh.info
Lexo edhe:
Ekskluzive: Personi i vrarë në dasmën në Ferizaj është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes Osmani
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...