Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së 21-vjeçares sot në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj.
Osmani e cilësoi rastin si femicid, e që sipas saj, ky rast është edhe një përkujtim se këta vrasës, të cilët ajo i quajti mizor, mund të ndalen vetëm nëse rizgjohet shoqëria kundër këtij fenomeni, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Edhe një burrë që vranë një grua!
Sërish femicid!
Edhe një përkujtim se këta vrasës mizor të cilët ia kanë mësyer të shkatërrojnë jo veç jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohemi e rizgjohemi si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm.
Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë.
Ngushëllime të sinqerta familjes!
Dënim maksimal për vrasësin!
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit