Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar në rrjetin e saj social në Facebook, për rastin tragjik në Podujevë, ku u vra një 18 vjeçar pas një sulmi brutal nga dy të mitur.
Musliu ka shkruar se dikur rinia e Kosovës kishte bashkuar popullin e Kosovës për ndaljen e vllavrasjeve dhe bënte pajtimin e gjaqeve, ndërsa sot rinia e Kosovës vriten mes vete rrugëve për gjërat ma banale.
“Gjakun e djalit, të vëllaut, të babës të…..ua fali RINISË SË KOSOVËS”. Për derisa dikur rinia e Kosovës kishte bashkuar popullin e Kosovës për ndaljen e vllavrasjeve dhe bënte pajtimin e gjaqeve, sot Rina e Kosovës vriten mes vete rrugëve për gjërat ma banale”, ka shkruar deputetja.
Ajo tutje pyet se a ju tregon ndokush këtyre të rinjëve sot se sa shumë njerëz të këtij vendi kanë shtrirë dorën e pajtimit në emër të rinisë së Kosovës.
“A ju tregon kush këtyre të rinjeve sot, se sa shumë njerëz të këtij vendi kanë shtrirë dorën e pajtimit në emër të rinisë së Kosovës? Dikur vërtetë të rinjtë e kishin vështirë të edukoheshin nëpër shkolla por familja kryente detyrën e vet në edukimin e fëmijëve”, ka shkruar ajo.
Musliu ndër të tjera ka shkruar se kur lexon lajme kaq të rënda, vjen në përfundim se sot fatkeqësisht edhe shkolla edhe familja kanë dështuar.
Ndërsa bën thirrje për mobilizim të të gjithëve që të gjejnë një zgjidhje, në mënyrë që rasti në Podujevë të mos përsëritet më.
“Kur lexon e degjon lajme kaq të rënda vijmë në përfundim se, sot fatkeqësisht edhe shkolla edhe familja kanë dështuar. Duhet të mobilizohemi të gjithë e të gjejmë zgjidhje që rasti që ka ndodhë në Podujevë mos të përsëritët”, ka përfunduar Musliu./Arbresh.info/
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit