Google ADS

Vrasja e 18-vjeçarit, Bulliqi thërret mbledhje të jashtëzakonshme

11:21 | 22 Janar 2024
E.G

Kryetari i Komunës së Podujëvës, Shpëtim Bulliqi ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, pas rastit të vrasjes së 18 vjeçarit.

Sipas njoftimit në komunës, mbledhja do të mbahet në orën 13:00, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq, tema e kësaj mbledhjeje është Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës.

“Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi sot nga ora 13:00 me datë 22 janar 2024 ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme(urgjente) të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi me temën; Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës.”, thuhet në faqen zyrtare të komunës në Facebook.

Komuna bën të ditur se takimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal./Arbresh.info/

Të ngjashme