Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pas vrasjes së një 14-vjecari në afërsi të shkollës “Hilmi Rakovica”, në Prishtinë.
Nagavci tha se kjo është një ditë e rëndë, teksa shtoi se nga organet e rendit është siguruar se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë.
“Nga vizita në shkollë dhe në familje, në komunikim me organer e rendit, u sigurova se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe presim që shpejtë të zbardhet rasti. Si nënë, si mësimdhënëse, e si ministre, i lus të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit që të punojnë edhe më shumë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve, të jenë të kujdesshëm për sjelljet që mund të manifestojnë ata dhe t’i adresojnë problemet dhe vështirësitë që kanë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Më tutje ajo ka bërë thirrje që organet e sigurisë të punojnë për të krijuar më shumë siguri për fëmijët në shkollë, rrugë dhe në vendet e tjera.
Postimi i tij i plotë:
Jam e tronditur thellë nga ngjarja ku mbeti i vdekur nxënësi 14 vjeçar në Prishtinë. Kjo është një ditë e rëndë, një trishtim e dhembje e madhe që e ndjen secili prind, secili qytetar i Kosovës.
Sot, zemrat tona janë me familjen e nxënësit që u nis, por nuk arriti në shkollë!
Nga vizita në shkollë dhe në familje, në komunikim me organer e rendit, u sigurova se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe presim që shpejtë të zbardhet rasti.
Si nënë, si mësimdhënëse, e si ministre, i lus të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit që të punojnë edhe më shumë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve, të jenë të kujdesshëm për sjelljet që mund të manifestojnë ata dhe t’i adresojnë problemet dhe vështirësitë që kanë.
Si Qeveri e Kosovës, bashkë me organet kompetente të sigurisë, po punojmë që të krijojmë sa më shumë siguri për fëmijët në shkollë, në rrugë e kudo.
Puna jonë në këtë drejtim synon mekanizma koordinues funksional në nivel qendror, komunal e në nivel shkolle; sistem funksional të paralajmërimit të hershëm të braktisjes, parandalim të dhunës dhe dukurive negative; vetëdije të ngritur të institucioneve shkollore e komunale për adresimin sistemor të problemeve që e sfidojnë zhvillimin e fëmijëve; rritje e cilësisë së të dhënave për fëmijët braktisës, ata që janë në rrezik për braktisje, etj.
Tragjeditë si kjo e sotmja, ku ne humbëm një nxënës, janë alarm për gjithë shoqërinë që të bashkëpunojmë ngusht për të mirën dhe sigurinë e fëmijëve tanë!
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolektivit të shkollës!
Pusho në paqe, Rijad Hyseni! /arbresh.info/
lexo edhe:
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...