Të shtunën e javës që lamë pas, Naim Sopaj, nga fshati Mushtisht i Suharekës, qëlloi aksidentalisht me armë zjarri nipin e tij 14 vjeçar, Edin, duke i shkaktuar kështu vdekjen. Për këtë punë, Gjykatën Themelore në Suharekë, dy ditë pas tragjedisë, ia ka caktuar masën e sigurisë prej një muaji paraburgim
Xhaxhait të viktimës i është dhënë një muaj paraburgim. Lajmin e ka bërë të ditur për Express, gjyqtari Robert Tunaj .
“Ndihet i fajshëm, pranon fajësinë. Megjithatë ligji funksionon. Ai deri më 14 maj do të qëndrojë në paraburgim”, ka thënë Tunaj për Express.
Të shtunën e kaluar, një 14-vjeçar është vrarë aksidentalisht nga xhaxhai i tij. I mituri ishte vrarë gjatë një ahengu familjar, kur xhaxhai i tij kishte shtënë me armë duke plagosur edhe veten. E pavarësisht tragjedisë, kjo nuk ka ndikuar në prishjen e raporteve të familjes Sopaj nga Mushtishti.
Motra e të ndjerit, ka shkruar fjalë prekëse për xhaxhanë e saj, i cili vrau nipin.
“Xhaxhi pa marr parasysh se çka flasin njerëzit ti për ne je njeriu me i dashur muj me than qe edhe e zavendson vendin e prindit gjithçka ndodhi pa dëshirën tende ti si askush tjetër ja plotësove çdo dëshirë qe kishte Edi. Te dojm shumm Xhaxhi”, ka shkruar ajo.
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...