Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi ka thënë se populli është përcaktuar për Lëvizjen Vetëvendosje sepse siç ka thënë, po të mos ishte rreziku i rritjes së kësaj lëvizjeje, klasa politike administrative do të shkonte prapë në zgjedhje.
Duke përmendur një status në rrjetet sociale të lideres së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, Vraniqi ka thënë se rezultati i zgjedhjeve po e bën të pamundur akomodimin në pozita politike e institucionale të kësaj klase, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Statusi i Mimoza Kusarit e shpërfaq çuditërisht, por shumë sinqerisht dallimin në mes të klasës administrative politike të pasluftës në Kosovë, të fraksionuar në disa parti për hir të ambicieve udhëheqëse të disa njerëzve, dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! si koncept politik autokton me program dhe vizion të qartë për Kosovën dhe të ardhmen e saj.
Çuditërisht, por përsëri sinqerisht vihet në pah që populli është përcaktuar për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sepse po mos të ishte rreziku i rritjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, klasa politike administrative do të shkonte prapë në zgjedhje, sepse qartë që ky rezultat po e bën të pamundur akomodimin në pozita politike e institucionale të kësaj klase, arsyeja kryesore për thirrjen e zgjedhjeve në rradhë të parë, sipas Kusarit./Arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...