Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se moti për pesë ditët e ardhshme parashihet të jetë relativisht i qetë.
Sipas njofitmit, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira, shkruan Arbresh.info.
Temperaturat maksimale do jenë deri në 23 gradë Celsius ndërsa ato minimalet 3 gradë Celsius.
IHMK bën të ditur se kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike paraqiten të mira.
Parashikimi i Motit për pesë ditë (14-18 tetor 2024)
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius.Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, si pasojë e amplitudave të theksuara të temperaturave . Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.
E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.Në mëngjes parashihet që në shum vende, kryesishtë viseve të larta dhe atyre me afersi rreth lumenjëve , të ketë mjegull.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.
E enjte- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Në mëngjes në shum territore parashihet mjegull.Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17-gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s./Arbresh.info/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë