Vranët dhe me diell, moti për sot

07:15 | 13 Dhjetor 2023
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Parashikohet të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme