Një letërkëmbim i viti 2013 është rikthyer përsëri në vëmendje këtë të enjte. Bëhet fjalë për një letërkëmbim mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe NATO-s ku flitet për kufizimet e FSK-së për të dalë në veri të Kosovës.
Albin Kurti në cilësinë e kryeministrin në vitin e kaluar këtë marrëveshje e prezantoi në një konferencë për media.
Por Kurti duket se këtë marrëveshje as tani nuk e ka harruar. Ai sot në seancën e Kuvendit tha se kjo çështje ka mbetur për shqyrtim nga prokuroria.
“Atëherë këtë çështje e kam referuar në Prokurori dhe tash kjo çështje i ka mbetur për shqyrtim prokurorisë për trajtim. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe NATO-s do të vijnë duke u thelluar. Nuk keni nevojë të brengoseni”, deklaroi Kurti në Kuvend.
Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se ajo marrëveshje mes Kosovës dhe NATO-s edhe mund të ndryshohet.
“Kjo marrëveshje asnjëherë nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Nuk është marrëveshje që nuk mund të rishikohet, madje edhe në bazë të përmbajtjes së saj rishikimi mund të bëhet pasi nuk është marrëveshje e përhershme por marrëveshje që iu referohet rrethanave të caktuara”, deklaroi Vrajolli për RTV Dukagjinin.
Ndërsa Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se Albin Kurti edhe mund të veprojë ndryshe.
“Nëse Kurti mendon se kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën, mund të fillojë negocimi me NATO-n për t’u tërhequr nga një marrëveshje të tillë ndërkombëtare. Mirëpo NATO në bazë të rezolutës 1244 ka juridiksion të plotë mbi territorin e Kosovës dhe prokuroria nuk mund të bëjë asgjë”.
Aktualisht FSK nuk ka ndonjë bazë ushtarake në veri të Kosovës.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...