Policia e Kosovës ka arritur ta identifikoj personin i cili me veturën e tij tek rrethi me flamur në Prishtinë, ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Sipas një video të publikuar në rrjetet sociale, shoferi shihet me veturën e tij të tipit ‘Audi’ teksa kyçet në rreth me shpejtësi të madhe.
I njëjti është gjobitur me 150 euro ndërsa policia thekson se do të angazhohet për sigurinë në trafik.
“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Videon e plotë mung ta gjeni më poshtë:
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...