Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në rrugën “Wesly Clark në Gjakovë i cili shoferi po e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Në njoftim thuhet ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej 500 euro, tri pikë negative si dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit motorik prej një vit si masë mbrojtëse, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, është gjobitur edhe një shofer i autobusit i cili kishte bërë tejkalim në pjesën e rrugës ku e kishte të ndaluar tejkalimin.
“Kundërvajtja është regjistruar me video incizim dhe është shpërndarë në një rrjet social interneti. I njëjti është identifikuar dhe ju është shqiptuar gjoba prej 150euro, dy (2) pikë negative si dhe ju është shqiptuar edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit