Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet me 200 euro 48-vjeçari në Ferizaj

09:11 | 6 Nëntor 2023
A Z

Policia në Ferizaj ka dënuar me gjobë prej 200 eurosh, 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit një 48 vjeçar I cili po e drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.

Ai u ndal nga forcat e rendit në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj.

Njoftimi i plotë:

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 01:30 të mëngjesit, në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin K.K (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.

Ndaj tij, policia i shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje 200 euro dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme