Voziti nën masën mbrojtëse, 23-vjeçari në Ferizaj gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet vetura

14:42 | 7 Maj 2024
E.H

Policia në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.A 23-vjeçar në fshatin Bibaj, i cili po drejtonte veturën nën masën mbrojtëse.

Në njoftim thuhet se ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme