Policia e Kosovës ka gjobitur një qytetarë me 300 euro gjobë, tri pikë negative si dhe tre muaj ndalim të vozitjes.
Kjo si pasojë se i njëjti është kapur nga policia duke vozitur 144 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 70 km/h, në magjistralen Pejë-Prishtinë, transmeton arbresh.info
Kështu të paktën ka bërë të ditur PK, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 144 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).
Policia e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...