Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po drejtonte veturën me shpejtësi 144 km/h.
Rasti ka ndodhur në fshatin Stanovc.
“Njësia e Trafikut Rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Stanovc kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 144 km/h”.
Shoferi është gjobitur me 300 euro, tre pikë negative, dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për tre muaj në territorin e Kosovës.
“Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”, njofton policia./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...