Prishtina është thuajse gjithnjë e ngarkuar nga automjetet e shumta. Më së shumti gjatë sezonit të verës pasi shtohen edhe më shumë vizitorët në kryeqytet.
Por e gjitha kjo ndikon edhe në kolona të gjata dhe të mundimshme në qendër dhe jashtë saj.
Orët e para të ditës së sotme një veturë e tipit ‘BMW X6’ ka bërë një veprim të paarsyeshëm. Përgjatë magjistrales Prishtinë-Gjilan, saktësisht në afërsi të ‘Albit’ vetura ka vozitur në këndin e kundërt, kështu duke rrezikuar veten dhe të gjithë pjesëmarrësit e trafikut, transmeton Indeksonline.
Duhet shtuar se rastet e fundit me vozitje të ngjashme kanë qenë mjaft të përmendura, ku një prej tyre shkaktoi edhe një aksident shumë të rëndë me fatalitet përgjatë autostradës.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...