Votimi ka filluar edhe në qendrën më të madhë të votimit në Istog, në shkollën “Haxhi Zeka”.
Kjo qendër ka 10 vendvotime dhe të drejtë vote kanë 8352 persona.
Qendra e votimit është hapur me kohë dhe procesi i votimit po zhvillohet normalisht.
Tashmë kanë votuar edhe votuesit e parë në këtë raund të tretë zgjedhor.
KQZ vendoi ta çojë në rivotim këtë komunë pasi u pranua ankesa e LDK-së në PZAP se pati pa rregullsi, njofton Klan Kosova.
Në garën për të parin e Istogut janë, Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së./Klan Kosova/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...