Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, është dëgjuar duke fyer rëndë.
Kjo ndodhi gjatë seancës të së enjtes, kur po raportonte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti rreth takimit të 18 marsit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Ohër të Maqedonisë Veriore, raporton Arbresh.info.
Nuk dihet se kujt i ishte drejtuar kjo fyerje nga ana e Shalës, por ndodhi pas polemikës që kryeministri Kurti e pati me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
“Phu t’q*fsha tradhtarin e nanës” – dëgjohet duke thënë deputeti Shala, i cili ka harruar mikrofonin e lëshuar.
Për përdorimin e kësaj gjuhe në Kuvend dhe masat që duhet të ndërmerren ndaj deputetëve që përdorin një gjuhë joparlamentare, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, thotë se nuk ka zgjidhje.
Sipas saj, Kuvendi nuk është shkollë që merr masa disiplinore. Deputetët e tillë, sipas saj, duhet të ndëshkohen nga qytetarët në zgjedhje, duke mos i votuar.
“Unë vetëm mund të ndjej keqardhje dhe po them çdo herë në të gjitha rastet jam kundër joparlamentare. Nuk është kjo shkollë që ka drejtor e që merr masa disiplinore. Unë mendoj që vetëm votuesi nesër do të vendos se a do ta ndëshkojë apo jo këndo që vepron, apo sidomos përdorë gjuhë joparlamentare, thotë Kollçaku.
Për deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa, deputeti i LDK-së, Kujtim Shala është një shembull i mirë.
Ai thotë se nuk e ka dëgjuar atë duke shajt dhe se nuk mund të thotë asgjë për këtë.
“Nuk e kam dëgjuar z. Shala, por mendoj se sharjet nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por, një standard të tillë e ka krijuar vetë Vetëvendosje, nuk e ka krijuar z. Shala. Ai është një deputet që është shembull i mirë. Nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë dhe nuk mund të flas”, shprehet Beqa./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...