Voton Vjosa Osmani, jep porosinë e njejtë me Albin Kurtin

10:28 | 14 Shkurt 2021
Arbresh.info

Vjosa Osmani, kandidate për Presidente nga radhët e VV-së, ka votuar para pak çastesh.

Në qendra të votimit Osmani ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat e saj, raporton arbresh.info

Ajo sikurse aleati i saj Albin Kurti tha se sot është një ditë e bardhë për Kosovën dhe se është ditë kur qytetarët duhet ta përcaktojnë të ardhmen e tyre.

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, do ta përcaktojnë fatin e vendit dhe individual. Është një ditë e ftohtë por ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, ftesë e veçantë për të gjitha vajzat dhe gratë”, ka thënë ajo.

Osmani po ashtu pati edhe disa fjalë për mërgatën e cila erdhi në Kosovë të votoj.

“Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë mërgatën tonë, që kanë bërë një sakrificë të madhe duke ardhë e duke marrë pjesë në votime përmes postës”, ka thënë e njëjta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme