Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja tashmë ka dhënë votën e saj.
E shoqëruar nga bashkëshortja e saj, Vjosa Osmani ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
Me këtë rast ajo tha se sonte Kosova do të ketë arsye për të festuar.
“Ftoj të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e vendimit historik. Sot është një ditë historike dhe vendimtare, besoj që nëpërmjet një procesi fer dhe të drejtë Kosova do të ketë arsye për të festuar. Prandaj uroj që çdo gjë të ec mbarë dhe çdo qytetar ta shfrytëzojë të drejtën e tij dhe fatin për të ardhmen dhe gjithçka të shkojë pa presion që ata ta shprehin vullnetin e tyre të lirë.
Besoj shumë që sot Kosova do të ketë arsye për të festuar, për koalicione flasim pas zgjedhjeve”, ka thënë Osmani.
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...